Kronikë

Akuzohen për vjedhjen e 7 mln eurove me Call Centera, SPAK kërkon konfiskimin e 2.3 mln euro pasuri të Erjon Kasmit dhë Xhulian Xhafës

27 Prill, 10:00| Përditesimi: 27 Prill, 15:28

  • Share

Konfisikim të pasurive me vlerë 2.3 milionë euro të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës, të akuzuar se përmes  mashtrimit kompjuterik u vodhën 7 milionë euro shtetasve gjermanë, si grup të strukturuar kriminal, ka kërkuar Prokuroria e Posaçme SPAK, pas hetimit pasuror.

Një pjesë të parave të përfituara nëpërmjet mashtrimit të qindra shtetasve të huaj kryesisht gjerman, të cilët i joshnin të investonin në bursa nëpërmjet call centerave, dy të arrestuarit Erjon Kasmi dhe Xhuljan Xhafa, i kanë investuar në pasuri të paluajshme.

Spak ka mundur të gjejë disa prej tyre duke i vërtetuar se  janë të pa justifikuara me burime te ligjshme, ndaj i ka  kërkuar GJKKO konfiskimin e tyre.

Kërkesa është dorëzuar në gjykatë në 25 prill dhe pritet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.  Sipas SPAK  bëhet fjalë për rreth 2.3 milionë euro pasuri, apartamente, garazhe, biznese në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Sarandë si dhe llogari bankare .

Në total 22 pasuri, 9 apartamente, 1 vilë në Selitë Tiranë, 4 garazhe, 2 biznese, 4 pemtore, 1 trull dhe llogari bankare.

Rreth 1,1 miliponë euro pasuri janë të Erjon Kasmit, ndërsa 240,000 euro të Xhuljan Xhafës.

Erjon Kasmi dhë Xhulian Xhafa u dënuan me 21 vite  burg nga GJKKO për 7 milionë euro  të përfituara ndaj mashtrimit të shtetasve gjermanë, por Apeli i GJKKO prishi vendimin me datë 23 Prill, dhe urdhëroi që çështja të rigjykohet nga fillimi me trupë tjetër në Gjykatën e Posaçme. Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, përmes “Grupit të strukturuar kriminal.

Lista e pasurive:

  1. “Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
  2. Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
  3. Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
  4.  Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,
  5. Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
  6. Apartamentme sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
  7. Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
  8. Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
  9. Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.
  10.  Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.
  11. Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
  12.  Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
  13. Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.
  14. Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
  15. Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
  16. Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë
  17. Subjekti tregtar ‘Ëood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.
  18.  Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,
  19. Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.
  20. Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.
  21. Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S.  Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
  22. Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?