Viktima Alket Muhaj dhe një nga të dyshuarit e vrasjes Dino Muhaj

Kronikë

Akuzohen për vrasjen e Alket Muhos, pas 2 vitesh e gjysmë në paraburgim, gjykata liron babë e bir nga Tepelena

4 Qershor 2021, 17:40| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 17:58

  • Share

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar nga burgu Et'hem dhe Dino Muhaj nga fshati Rabije të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj po nga fshati Rabije më 6 shtator të vitit 2018. Ishte masa e arrestit që është dhënë nga Apeli i Gjirokastrës pas 2. 5 vitesh qysh nga ngjarja e bujshme.

Babë e bir janë lënë në arrest shtëpie, sot duke dalë nga paraburgumi i deritanishëm 2.5 vjet që kanë qenë që kur u arrestuan në 8 shtator të 2018.

Sot në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve Tahir Novi me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhe 2.5 vjeçare proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar  ç'ka u kaluan afatet ligjore.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër, sot konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazuar në ligj. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet te mos qëndronin më në paraburgim.

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba. Muho është qëlluar me një automatik model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat. Ndër dyshimet kryesore të organit të akuzës është se Alket Muhaj është vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie. Mirëpo mbrojtja pretendon se Etem dhe Dino Muhaj nuk kanë lidhje me vrasjen pasi nuk kanë qenë në fshat më 6 shtator 2018, kur u gjet i pajetë 43-vjeçari. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?