Prokuroria e Elbasanit

Akuzohen se i vodhën prokurorisë së Elbasanit 3.5 mln lekë me tenderin për sistemin e kondicionimit, Apeli liron 3 administratorët e firmave dhe drejtuesin teknik

14 Qershor 2022, 16:43| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 16:52

  • Share

3 administratorë firmash dhe një drejtues teknik që akuzohen se kanë vjedhur 3.5 mln lekë për sistemin ngrohës dhe ftohës të godinës së Prokurorisë së Elbasanit janë lënë të lirë sot nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Apeli ka lehtësuar masat e sigurisë duke vendosur detyrim paraqitje për Ardian Lloshin, administrator në “Tirana New Supervizor”, Ibrahim Dragoshin administrator në “IMES-D”Shpk, të 2 të arrestuar, si edhe Dedë Malutën, administrator te shoqëria “Junik” shpk dhe drejtuesin teknik, Vladimir Maluta, të cilët ishin të shpallur në kërkim nga Policia. Gjykata e Apelit rrëzoi kështu vendimin e datës 28 maj 2022 të Gjykatës së Shkallës së parë e cila i kishte lënë në burg.

Të katërt, në koordinim me njëri-tjetrin, kanë montuar në Prokurorinë e Elbasanit pajisje për ngrohje dhe ftohje të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar, duke shkaktuar një dëm prej 3.009.714.29 leke (2,869.714.29+140. 000.00).

Si u zbulua mashtrimi?
Godina e re e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, është marrë në dorëzim në dhjetor të vitit 2017. Në fillim të muajve të verës të vitit 2020 në sistemin e ftohjes janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontraktor).

Në vijim, me afrimin e periudhës së dimrit (rreth muajit nëntor), ka rezultuar se pajisja "Chiller" nuk ka funksionuar fare përsa i takon procesit të ngrohjes në institucion. Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi. Në vijim të komunikimeve të vazhdueshme dhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, është dërguar një grup specialistësh për verifikim në vend dhe ka rezultuar e njëjta problematikë.

Në muajin dhjetor 2020, Drejtuesi i Prokurorisë, në mungesë të një specialisti të brendshëm mirëmbajtje në këtë institucion ka kërkuar nga Bashkia Elbasan, vendosjen në dispozicion të nje grupi ekspertesh të jashtëm, pa kundërshperblim monetar, për të kryer një verifikim profesional të pajisjes dhe dhënien e një mendimi teknik mbi të. Nga mendimi i përpiluar me shkrim prej këtyre specialistëve të jashtëm, me profesion inxhinierë, depozituar ne date 13.01.2021 kanë rezultuar se së pari, pajisja kishte dalë jashtë funksioni, së dyti kapaciteti i pajisjes aktuale (kW) nuk i përgjigjet kapacitetit si në ftohje ashtu edhe në ngrohje të pajisjes së parashikuar në projekt dhe preventiv. Së treti, është ndryshuar zëri i preventivit nga chiller për ftohje dhe kaldajë për ngrohje në chiller për ngrohje-ftohje si edhe Kapacitetet (kW) e pajisjes nuk i përgjigjen kapacitetit të nevojshëm për ngrohje-ftohje që kërkon godina në tërësi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?