Tabela me 7 kompanitë e të dyshuarit Gezdari

Kronikë

Akuzohen se pastruan 11 mln euro, zbulohen 10 kompanitë e Gëzdarit dhe Markut! Shisnin e blinin kompani, shërbime konsulence edhe ‘kundër rrezikut të mashtrimit’! (LISTA)

20 Dhjetor 2024, 09:49| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 10:23

  • Share

Tabela me 7 kompanitë e të dyshuarit Gezdari

Dy personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar “Cost to Cost” dhe që akuzohen për pastrimin e 11 milionë eurove në dy vite, posedojnë 10 kompani, kryesisht me shërbime konsulence financiare, ligjore, në fushën e shërbimeve online, informatikës, kibernetikës, teknologjisë dhe madje shit-blerje mjetesh dhe dhënie me qira.

Jo vetëm kaq, por një nga objektivat e regjistruara si aktivitete të kompanive të tyre, Darin Gezdari dhe Arlinda Marku kishin të shënuar edhe shërbimin e “mbrojtjes nga mashtrimet financiare” për klientët e tyre.

Madje një prej kompanive, IBS, Information Business System, rezulton se Gëzdari e ka blerë për 7,6 ml dollarë. Teksa në disa prej kompanive rezulton se i krijonte, i shiste dhe më pas i blinte sërish dhe kjo dyshohet se është edhe skema e pastrimit të parave e zbuluar.

Kurse firmën New Axis Solution, e dyshuara Marku e bleu nga nje italian dhe e shiti më pas te Gëzdari.

Në kompanitë e Gëzdarit jepet detaje sqaruese për shërbimet sipas 7 kompanive që ai posedon, referuar edhe grafikut-foto.

Kompani me objekt konsulencën, marketingun, shërbimet ueb, internet, fushata reklamuese onsite dhe online, media sociale, mirëmbajtje dhe të tjera. Gjithashtu marketing dixhital, tregtim pajisjesh elektronike, teknologji kibernetike, kompjutera. Madje edhe konsulencë kundër rrezikut dhe mashtrimit të mundshëm dhe konsulencë për rritje biznesi. Një tjetër object ka qenë konsulenca për ndërtim, projektime, mirëmbajtje dhe telefoni.

Kompanitë e Darin Gezdarit:
-Green Vieë Marketing
-Hyper Drive Service
-Information Business System IBS
-News Axis Solution
-New Moon Services
-Red Ridge Marketing
-Tech Ground Service

Kurse Arlinda Marku posedon 3 kompani në emër të saj, me objekt konsulencë biznesi dhe financiare, shit-blerje, dhënie me qira të makinave dhe mjeteve të tjera, marketing.

Gjithashtu reklama dhe marrëdhënie me publikun, promovim i eventeve, konsulencë ligjore dhe mbrojtje ndaj mashtrimeve të mundshme.

Kompa nitë e Arlinda Marku:
-Multi Service Group
-International Business Consulting
-New Axis Solution

 

(Kliko këtë për të lexuar ekstraktin e kompanisë) 

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

 

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

 

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

 

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

 

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

 

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin


Lajmi kryesor:

Pastruan 11 mln euro para krimi nga parajsat fiskale, 2 në pranga! Paratë transferoheshin në Shqipëri e pastaj në Kanada me kompani fiktive (EMRA + FOTO)


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?