Një tjetër ngjarje e rëndë është zbuluar sot dhe protagonist fatkeqësisht është një tjetër fëmijë 8-vjeç. Ai është përdhunuar nga daja i tij dhe këtë e konfirmon edhe raporti mjeko-ligjor. Autori i kësaj ngjarjeje tronditëse është B.K., 45-vjeçar banues në fshatin “Malësi e Re” në Prizren. Abuzimi me fëmijën ka ndodhur rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku ai kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime. Të miturit i është bërë edhe vizita mjeko-ligjore, nga e cila ka rezultuar se fëmija është abuzuar seksualisht.
45-vjeçari, i cili duke qenë se nuk ishte në dijeni që nipi e kishte denoncuar, ishte nisur sot për në Shqipëri për të ardhur te motra, që prej vitesh është martuar në Berat dhe jeton me bashkëshortin dhe djalin 8-vjeç në lagjen “28-Nëntori”, por i janë vënë prangat në pikën kufitare të Morinës.
Pas arrestimit ai është dërguar në burgun e Beratit, ndërsa gajtë mbrëmjes sotme u paraqit në Gjykatën e Beratit ku u njoh me masën 'arrest me burg', por përpara trupës gjykuese ai ka mohuar akzuën duke thënë se është një 'montim'
Ndërkohë më herët një tjetër ngjarje shokoi opinionin publik. Ishte vrasja dhe më pas groposja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, nga Klodian Çalamani, sot i arrestuar, por që familjarët nuk kanë gjetur qetësi pasi kërkojnë dënimin me vdekje.
45-vjeçari i cili akuzohet për përdhunimin e nipit të tij ka dalë përpara trupës gjykuese në Berat dhe ka mohuar akuzën që rëndon ndaj tij. 45-vjeçari, B.K., është njohur me masën 'arrest me burg', ndërsa ka thënë se kjo ngjarje është e inskenuar.
Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e "marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur". Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës duke ardhur për Shqipëri.