TIRANË - Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi.
Në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë që u la në fuqi nga apeli i juridiksionit të përgjithshëm më 7 shkurt të këtij viti.
Hasi akuzohet për abuzimin me një të mitur që e prezantonte si një nga gratë e tij, si dhe për pornografi.
42-vjeçar u arrestua nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohet se prej 2 vitesh ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.
Mjeku i arrestuar ka mohuar se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.
Fillimisht ka qenë Gjykata e Tiranës që vendosi masën e 'arrestit në burg' për Hasin, më pas mjeku e ankimoi në Apel, por më 7 shkurt kjo gjykatë la në fuqi vendimin e shkallës së parë.