Luan Daci

Kronikë

I dënuar për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Lartë vendos mos pranimin e rekursit për ish-anëtarin e KPA-së

26 Tetor 2021, 16:28| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 19:22

  • Share

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, duke lënë në fuqi dënimin ndaj tij. Daci kishte kërkuar prishjen e dënimit të dhënë nga GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme, po ashtu ai ka kërkuar edhe rikthimin në detyrë.

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Pas dënimit nga GJKKO, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci. Por sot KPA vendosi ta pezullojë këtë hetim deri sa Gjykata e Lartë të japë vendimin për të.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?