Foto ilustruese

Skandali në Kadastrën e Vlorë/ Juristi për një vit falsifikoi dokumentet për një banesë, arrestohet! (EMRI)

25 Nëntor 2020, 14:29| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 15:51

  • Share

VLORË- Kadastra e Vlorës përfshihet në një skandal. Në një kohë kur nuk po gjen qetësi, me drejtorë që 'ikin e vijnë', sot është arrestuar juristi nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Në pranga ka rënë Hidai Shenaj, 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë. Report Tv mëson nga burime zyrtare se Shenaj për një periudhe 1-vjeçare, ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?