Qerim Ismailaj

Kronikë

Akuzohet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, kryebashkiaku i Mallakastrës kërkon gjykim të shkurtuar në GJKKO

26 Nëntor 2021, 11:23| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 14:21

  • Share

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismaili kërkon në Gjykatën e Posaçme gjykim të shkurtuar. Sot ishte seanca paraprake ku SPAK kërkoi kalimin për gjykim të dosjes. Ismaili nuk ishte i pranishëm, ndërsa përfaqësohej nga avokati mbrojtjes. Seanca e radhës u caktua në datën 3 dhjetor.

Më 1 nëntor GJKKO vendosi të marrë të pandehur Qerim Ismailaj, kryebashkiaku Mallakastrës pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Kryebashkiaku Ismaili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi. Me ndryshimet ligjore dhe ngritjen e SPAK, ky është zyrtari i parë i cili nga ligji i dekriminalizimit merret i pandehur nga SPAK, ndërsa më herët kanë qenë Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria e Përgjithshme ia dërgoi gjetjet KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailajn me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?