Akuzohet për fshehje pasurie, ish-kreun e Kushtetueses del para GJKKO: Huanë 10 mijë euro e kam marrë nga kunati! Për apartamentin në Tiranë kam kredi deri në 2033

31 Maj 2023, 11:44| Përditesimi: 31 Maj 2023, 12:37

  • Share

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka bërë mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme, teksa deklaroi se apartamenti në Golem me hapësirë 60m2 dhe një garazh, është në emër të vëllait dhe duhet të përgjigjet ai. Për huanë që ka marrë nga kunati shprehet se ka punuar në emigrim. Ndërsa për apartamentin në Tiranë shprehet se ka marrë kredi. 

"Sa ti takon huasë 10 mijë euro nga kunati. Ai ka punuar në emigrim, dhe nuk i deklaron të ardhurat në vitet 2000 nga emigracioni. Për apartamentin 146m2 në Tiranë kam marrë kredi deri në vitin 2033", tha Dedja.

Prokuroria që u akuzua nga Dedja tha se ka ngritur akuza të pambështetura në prova.

"Akuza nuk është konceptimi. Gjyqtari i seancës paraprake nuk është shprehur me vendim se provat ishin të pamjaftueshme. Seanca paraprake nuk zëvendëson gjykimin në themel".

GJKKO vendosi të shtyjë seancën për 15 qershor të mbrojtjes së vendimit për të përgatitur konkluzionet. Mbrojtja kërkoi ti vihen në dispozicion të gjitha procesverbalet e procesit gjyqësor. Bashkim Dedja akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa SPAK kërkoi 1 vit burgim që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 2 vite shërbim prove. Pas daljes nga seanca Dedja nuk preferoi të komentonte, duke thënë se do përgjigjet në një moment tjetër.

SPAK ka këruar që Bashkim Dedja të shpallet fajtor për veprat penale të ‘mosdeklarimit të pasurisë’ dhe ‘deklarimit të rremë të pasurisë’. Dedja bëhet i pari ish-gjyqtar që është shkarkuar nga procesi i vettingut për të cilin SPAK kërkon dënimin, ndërsa të tjerë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga vettingu janë ende nën hetim.

Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.

Komento

Komente

  • Avokati: 31/05/2023 12:40

    Bashkim dikur the po të kalosh vetingun eshtë sikur te kalosh varrin.tani te futen ne varrr dhe kapakun e arkivolit spo ta lënë as të hapur .po ta kishe shkruar vendimin ashtu siç duhet sdo ishe ne varr brenda te uroje mos të leneë pa varrr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?