Fatos Lulo

Akuzohet për fshehje të pasurisë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në shërbim prove

1 Tetor, 13:00| Përditesimi: 1 Tetor, 16:57

  • Share

Tirane- Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose ose fshehje pasurie.

Dënimi thotë SPAK të pezullohet duke u konvertuar në 2 vjet shërbim prove.  

Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit. Lidhur me këtë dosje, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesi argumentat e tij për të kundërshtuar akuzën.

Gjyqtari Kushtetues u shkarkua kënga shkalla e parë e vetingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Atij i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë. 

Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.

 Më 3 gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO dosjen ndaj gjyqtarit Fatos Lulo

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Robert vevecka: 03/10/2024 15:10

    Dihet jo vetem ky , por shumica e gjygjtareve kafshe ne shpirt ,e kthyen ne bisnes drejtesine .dhe kjo ka renduar vetem tek njerezit e ndershem qe kane te drejte mbi ligjin dhe nuk japin ryshfet per ate qe I takon. Paguan mashtruesi , hajduti banditi dhe fiton gjygjin.Kte e kam provuar ne kurrizin tim .Duhet te futet ne burg dhe sekuestrim te pasurise , ndryshe nuk zene mend te tjere gjygjtare .Drejtesia e korruptuar ka shnderuar komplet karakterin e pergjithshem te Shqiptareve , qe do e vuajme ne shekuj .Cdo gje u degradua brutalisht .

    Përgjigju
  • Ben: 01/10/2024 22:06

    Namin ka bere edhe ky palluqja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?