Ish-kryebashkiakja e Nishit është arrestuar në kufirin serbo-maqedonas, pranë Preshevës.
Mediat serbe raportuan lajmin e arrestimit të ish-zyrtares serbe Dragana Sotirovski. Ajo ishte duke udhëtuar nga Greqia.
Sipas burimeve mediatike, ndalimi i saj është bërë në kuadër të hetimeve për korrupsion, si pasojë e të cilave në Nish janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.
Të dyshuarit mendohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sotirovskit.
Komente
