Edvin Prifti

Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, mjeku Edvin Prifti mbetet i pezulluar! Nuk e ushtron dot profesionin! Kardiologu: Do prish provat me operacione zemre?

24 Qershor 2022, 13:14| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 13:43

  • Share

Një vit e gjysmë pas akuzave për korrupsion e pastrim parash kardiologu Edvin Prifti ende nuk e ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut.  Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi pezullimin për ushtrimin e profesionit për kardiokirurgun.

Vetë mjeku pas seancës ka thënë me ironi se nuk e kupton këtë vendim duke nënvizuar se “Nuk prishen provat duke operuar njerëzit nga zemra”.

Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Mallakuçi ishte nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave. Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • artani: 28/06/2022 13:09

    Kriminel! qelbanik i felliqur qe e rrope popullin duke kerkuar pare pa fund. fundrrine, e ke vendin pas hekurave

    Përgjigju
  • Albfire: 24/06/2022 20:24

    Dy gjera ka, ose doktori jeton ne hene ose thjesht do ti hedhi hi syve te publikut. Akuzat vertet nuk jane provuar ne gjykate ende dhe ka nje proces qe duhet te shkoje deri ne fund. Per deri sa akuza eshte per korrupsion ne profesionin e tij eshte absurde te kerkosh ushtrimin e profesionit. Me cfare logjike e kerkon kthimin e te drejtes se ushtrimit te profesionit?! Qe te kete mundesi te marri me shume leke nga pacientet?!

    Përgjigju
  • Vlore: 24/06/2022 13:39

    O Bastard ka zot atje lart per ty????Po ju merr haken e atyre qe te kane vdekur ne salle te operacionit nga leket qe merrje.Do te zene hakat e tyre dhe te familjarve po dale se ske mbaruar pune akoma keshtu do perpelitesh

    Përgjigju
  • den: 24/06/2022 13:31

    Rushfeti ne te gjitha fushat eshte kriminal dhe i shemtuar,por ky behet nga bluzat e bardha eshte skandaliz dhe i neveritshem.Keto monstra meritojne te futen ne kafaz

    Përgjigju
    • Deniz: 24/06/2022 13:38

      Shume e drejte te mjeku eshte shume e neveritshme se ne fund shko puno privat dhe paguaju me rtoga te larta mos zhvat hallexhiun qe vjen ne shtet ku sigurimet s’i dalin po duhet dhe te paguje qejfet e doktorit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?