Lindita Lelçaj

Operacion me të infiltruar/ Jepte verifikime për të dënuarit që ishin jashtë vendit, në pranga shefja e Shërbimit të Provës në Laç! Gjonaj e pezullon menjëherë

15 Dhjetor 2020, 16:42| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 18:26

  • Share

Shefja e Shërbimit të Provës në Laç, Lindita Leçaj është ndaluar ditën e sotme nga Polica e Lezhës, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion. Nga burimet për Report Tv mësohet se Lelçaj është vënë në pranga si pasojë e një operacioni nëpërmjet personave te infiltruar, me metoda proaktive.

Në një hark të shkurtër kohor, Arjola Preçi prokurore e Kurbinit ka arritur të zbardhë një rast korrupsioni nga ana e shefes se Shërbimit te Provës ne Laç Lindita Lelçaj.

Burime bëjë me dije se Lelçaj manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit. Sipas burimeve, gjatë momentit të arrestimit, shefes së shërbimit të provës i është gjetur edhe një sasi vlere monetare, të cilat i ishin dhënë nga i infiltruari.

Ora 18:13
U ndalua për korrupsion, Gjonaj pezullon nga detyra Drejtoren e Shërbimit të Provës Kurbin

1607862859_gjonajylli.jpg

Pasi prokuroria ndaloi ditën e sotme Drejtoren e Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçaj, se akuzohet për korrupsion, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka firmosur menjëherë pezullimin nga detyra.

'Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 15/12/2020 18:58

    Nonen e pak e ka.

    Përgjigju
  • Taksapaguesi: 15/12/2020 17:33

    Nxirrni ne rruge dhe sekuestro pasurise se vjedhur.

    Përgjigju
    • Aldo Elb: 16/12/2020 01:00

      Aaaa po po aty mahu se do ja sekuestr ku..vave. ptuu gjakpirsat

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?