Akuzohet për korrupsion, nis gjyqi për ish-kancelarin Sebastian Kurz

18 Tetor 2023, 10:34| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 10:36

  • Share

Ditën e sotme ka nisur në Vjenë gjyqi për ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, i cili akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme në një komision hetimor parlamentar në qershor të vitit 2020.

Sebastian Kurz më pas u pyet nëse ai kishte promovuar emërimin e bashkëpunëtorit të tij të besuar Thomas Schmidt si kreu i kompanisë së fuqishme shtetërore ÖBAG dhe nëse ai ishte përpjekur të formësonte përbërjen e Bordit Mbikëqyrës të kompanisë.

Ish-kancelari u përgjigj negativisht, por shmangu përdorimin e fjalës “Nein” (jo) dhe preferoi “Na”, që në dialektin vjenez mund të interpretohet edhe si një mënyrë për të mos dhënë një përgjigje.

“Gjithmonë e kam ditur që Thomas Schmidt ka qenë kandidat, por nuk e kam marrë vendimin. Këtë e ka marrë Këshilli Mbikëqyrës”. “A keni qenë i përfshirë paraprakisht?”, është pyetur ai, për të cilën ai është përgjigjur: “Me pak fjalë kam qenë i përfshirë, në kuptimin që kam qenë në dijeni”, thuhet në deklaratën e Kurz.

Procedurat gjyqësore nuk pritet të përfundojnë para fundit të vitit apo edhe në fillim të vitit 2024, pasi numri i dëshmitarëve është i lartë, raporton profil.at.

Ish-kancelari 36-vjeçar dyshohet edhe për një rast të dytë, për përvetësim të fondeve publike, të cilat i përdori për të financuar sondazhe të rreme dhe artikuj për të në tabloidet kryesore austriake.

Ky hetim është në proçes e sipër. Sebastian Kurz dha dorëheqjen si kancelar në tetor 2021 nën peshën e skandaleve dhe fillimisht u zhvendos në SHBA për të punuar për një kompani në pronësi të miliarderit gjerman Peter Thiel.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?