Ish-shefi i Narkotikëve në Durrës, Gazmir Preçi

Kronikë

SPAK mbyll dosjen dhe çon për gjykim ish-shefin e Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi! I vuri gjobë 10 000 euro një biznesi

4 Shkurt, 11:43| Përditesimi: 4 Shkurt, 15:06

  • Share

TIRANË - SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për dërgimin në gjyq të Gazmir Preçit, ish-shefit të Sektorit të Narkotikëve në policinë e Durrësit.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ka marrë 10,000 euro ryshfet nga shtetasi B.T. në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në një lokal me "muzikë live".

Hetimet u zhvilluan në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa SPAK vijon punën për goditjen e korrupsionit në radhët e zyrtarëve të policisë dhe administratës shtetërore.

Sipas dosjes së SPAK, Gazmir Preçi pronarit i janë kërkuar  20 mijë euro, në të kundërt do i mbyllnin biznesin. Është rënë dakord që në momentin e parë të jepen 10 mijë euro. SPAK dhe AMP ka qenë në dijeni të momentit kur do të jepej kjo shumë si dhe eurot kanë qenë të regjistruara me numër serie.

I vënë përball pamjeve filmike dhe regjistrimeve audio, të cilat vërtetojnë akuzën e korrupsionit dhe të “shpërdorimit të detyrës”, shefi i trafiqeve dhe antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi, ka dhënë një tjetër version për ngjarjen.

Ndërkohë në 2021 në kohën kur ka qenë shef krimesh në Mallakastër figuron të ketë qenë në hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve paraprake për procedimin penal nr.170 të vitit 2024, ka paraqitur më 03.02.2025 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të të pandehurit:

Gazmir Preçi, punonjës i policisë së shtetit, ish shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal. 

Në përfundimin e hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

Hetimet e këtij procedimi u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Real: 04/02/2025 14:38

    AMP skandaloze dhe e kapur nga krimi policor sebashku me ndonje palo prokuror te SPAK " kane harruar" te vendosin dhe akuzen e Shtrengimit per dhenie pasurie. Keta bandit me unfiforme ushtrojne presion per te marre rryshfetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?