Federata e Futbollit të Kamerunit (Fecafoot) ka refuzuar dorëheqjen e Samuel Eto'o si president mes akuzave për sjellje të pahijshme dhe korrupsion.
Për këtë vendim, nëpërmjet një deklarate është shpjeguar zgjedhja e ish-sulmuesit, por në të njëjtën kohë saktësohet se Komiteti Ekzekutiv e ka refuzuar. Ende nuk ka një vendim nëse Eto'o do jetë në krye të Federatës, apo do shpallen zgjedhjet e reja urgjente.
“Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Z. Eto’o Fils Samuel, ka dorëzuar dorëheqjen e tij para anëtarëve të organit ekzekutiv federal, duke i ftuar ata të bëjnë të njëjtën gjë me gjithë shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. Në fund të debatit dhe diskutimit pasues, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv vendosën të vazhdojnë mandatin e tyre aktual dhe më pas refuzuan unanimisht dorëheqjen e presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit.
Si komitet rinovojmë të gjithë besimin tonë tek ai për të vazhduar me të njëjtin shtysë punën e rindërtimit dhe zhvillimit të futbollit kamerunas, nga baza në krye, siç parashikoi në projektin e tij të vlerësuar gjatë Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore", thuhet në reagim.
Ish-legjenda e Barcelonës dhe Interit nuk ka kaluar momente të mira në krye të Federatës, teksa kampionati vendas akuzohet për korrupsion, trukime dhe vetë ai si prishës i klimës në Kombëtare, kryesisht me portierin Andre Onana.