Akuzohet për lidhje me mafien shqiptare, reagon ish-shefja e Policisë së Ekuadorit: Shpifje, jam e pafajshme

19 Shkurt, 21:08| Përditesimi: 19 Shkurt, 21:22

  • Share

Ish-komandantja e përgjithshme e Policisë Kombëtare në Ekuador, Tannya Varela Coronel, ka hedhur poshtë deklaratat e fundit se ajo ka lidhje me mafien shqiptare.

“Unë jam e pafajshme, gëzoj prezumimin tim të pafajësisë si një e drejtë themelore dhe do ta mbroj emrin tim me vendosmëri”, ka deklaruar ajo.

Coronel i ka cilësuar të pavërteta dhe shpifje të gjitha akuzat që e lidhin emrin e saj me aktivitetin e mafies shqiptare në Ekuador.

“Unë e thyej heshtjen sepse, për shumë të tjerë është më mirë që unë të qëndroj hermetike duke marrë akuzat e tyre shpifëse ndaj meje”, komentoi ajo.

 Ajo thekson se gjatë gjithë karrierës së saj ajo vetëm i ka luftuar bandat dhe nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtore me to.

“Ata kurrë nuk do të mund të më lidhin në asnjë mënyrë me ndonjë veprim të parregullt në dobi të organizatave kriminale që kam luftuar gjatë jetës sime profesionale. Unë kurrë nuk kam bërë ndonjë parregullsi, as si komandante e përgjithshëm dhe as si civile”, shtoi ajo.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sapa: 20/02/2024 08:52

    Shqiptaret jane ne gjendje te korruptojne edhe Atin e shenjte ne Vatikan se ty po se po.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?