Mashtronte subjektet në Korçë, arrestohet 39-vjeçarja në Tiranë! Mori 344 mijë euro, u premtoi se do merrnin fonde nga shteti për të ndërtuar bujtina (EMRI)

28 Dhjetor 2022, 11:32| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 15:59

  • Share

TIRANË- Nëntë muaj i mjaftuan një ish-punonjëseje të administratës të përfitojë përmes mashtrimit 344 mijë euro. Viola Sterjo 39-vjeçare arriti të mashtrojë 4 biznese në Korçë dhe Pogradec, duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe njohjet në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për të dalë garant tek subjektet se do të fitonin projekte nga AZHBR-ja, me vlera financimi nga 1 milionë deri në 4 milionë euro. Prokuroria e Korçës e hetoi gjatë Sterjon dhe bazuar në provat e deritanishme gjykata e la në masë arresti me burg. 39-vjeçarja u arrestua në Tiranë ku edhe jeton.

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë së Korçës për Drejtoreshën e Mjedisit në bashkinë e Tiranës, Viola Sterjo, e cila akuzohet për mashtrim duke u premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja. Katër kallëzime janë bërë në Korçë dhe Pogradec për mashtrimet që ajo u ka bërë që prej vitit 2020 në një vlerë totale prej 344 mijë euro dhe 1 milion lekë. I para ka ardhur nga një qytetar që kishte një pronë në Voskopojë dhe në të donte të ndërtonte një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant. Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1.000.000 lekë.

Një tjetër denoncim është bërë nga një qytetar nga Pogradeci, sipas të cilit i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme, në total 37 mijë euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1.2 milion euro për të ndërtuar një bujtinë. Denoncimi i radhës ishte i një korçari që i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pas premtimit për të ndërhyrë në një grant 2.2 milionë euro. Edhe pse i ka kërkuar lekët mbrapsht pasi nuk e kishte fituar grantin, ajo i ka thënë se granti 2.2 milionë euro do të shkonte në 4.5 milionë euro. Një tjetër qytetari i cili me dy ortakë do të ndërtonte një resort në Voskopojë Sterjo i ka marrë 90 mijë euro, duke e mashtruar se kishte bërë aplikim tek AZHBR për ndërtimin e resortit me vlerë 2 milionë euro. Nga totali 90 mijë euro, Sterjo i ka kthyer vetëm 20 mijë euro pasi ai kishte mësuar se në emër të tij nuk ishte bërë asnjë aplikim.

Përveç kallëzimeve, akuza ka siguruar komunikimet me mesazhe të saj me personat e mashtruar dhe fotokopje faturash të dërgesave të parave.

Ora 13:13
Merrte nga 20-90 mijë euro duke mashtruar subjektet se do të ndikonte të merrnin fonde nga shtetit, ja kush është 39-vjeçarja

1672229747_111.jpeg

Report Tv ka siguruar foton e Viola Sterjos, 39-vjeçarja që u arrestua sot për mashtrim. 39 vjeçarja dyshohet se ka mashtruar gjithsej 5 subjekte me premtimin se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja. Dyshohet se Sterjo ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri n 90 mijë €.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 28/12/2022 18:34

    Po keta qe paguanin a nuk duhet ti bejne shoqeri ne burg?? Se po korruptonin dhe paguanin per te perfituar dicka qe nuk ju takonte.

    Përgjigju
  • genti: 28/12/2022 16:07

    patronazhiste e ndyre familje spiunash bashk me vellezerit fshatare qe j solli ps ne tirane! vdekje kesaj partie te mallkuar

    Përgjigju
  • Dordomusi: 28/12/2022 15:43

    Domethene…korruptuesit kallezojne penalisht te korruptuaren e cila do te korruptonte ca te korruptuar…uuuffff vetem ne Shqiperi

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/12/2022 15:33

    Kjo budallaçka ka dash ti haj vetë,pa i bere pjese shefit te saj,G99 ose lalierit te sociopatit edvin. Po ti bente pjese G99 nuk e gjente mortja dhe do bente miliona euro.

    Përgjigju
  • Aliu: 28/12/2022 15:24

    Me arrestimin e kesaj, u keputen shume fije aty ne AZHBR. Qe nga koha e Krifces e më tej, nëse hetohet do gjenden lidhjet e kesaj me Krifcen dhe grupin e saj hajdut. Çdo grant qe jepet në AZHBR paguhet deri ne 10% te vleres per hajdutet drejtues e më lart

    Përgjigju
  • Meri: 28/12/2022 14:03

    Jo vetëm kjo,duhet të arrestohen edhe personat që kan paguar.kjo gjeti idjota që kërkojne diçka që nuk iu takon me ligjë,por e duan duke korruptuar dikë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?