Kronikë

Akuzohet për mbi 277 mln lekë dëm financiar, GJKKO shtyn vendimin për kalimin ose jo për gjykim të kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi

1 Prill, 13:48| Përditesimi: 1 Prill, 13:53

  • Share

Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi për kalimin ose jo në gjykim. Mbrojtja e tij i ka konsideruar hetimet e paplota, kur kërkoi nga togat e zeza kthimin për hetime shtesë pasi në bazë të materialeve që ka nisur në gjykatë, nuk provon vepër penale.

Në seancën e ardhshme, togat e zeza do të vendosin nëse e kalojnë dosjen për gjykim, pushimin e çështjes ose kthimin pas për plotësim aktesh.

Rexhë Byberi që ndodhet në masën ‘arrest në shtëpi’ dhe zëvendësi i tij Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre me dëm financiar mbi 277 milion lekë, ku për ndërtimin e dy rrugëve, SPAK thotë se rrafshuan pyjet pa u konsultuar me institucionet e tjera të mjedisit.

Konkretisht, ata nuk kanë zbatuar procedurat e kërkuara nga ligji, që parashikojnë aplikimin në sistemin elektronik e-Leje pranë bashkisë, verifikimin e dokumentacionit dhe konsultimin me institucionet përkatëse të mjedisit për të vlerësuar ndikimin e këtyre punimeve.

SPAK pretendon se kjo praktikë është ndjekur më shumë se një herë dhe ka rezultuar në shkelje të ligjit duke sjell dëm të konsiderueshëm financiar teksa ngriti akuzën ndaj zyrtarëve vendor për “Shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?