Akuzohet për ngacmim seksual, jep dorëheqjen drejtori i Teatrit të Berlinit

17 Mars 2021, 10:30| Përditesimi: 17 Mars 2021, 15:43

  • Share

Akuzat e ngritura për bullizëm dhe ngacmime seksuale, kanë bërë që menaxheri i teatrit Volksbuehne në Berlin të japë dorëheqjen.  Klaus Doerr njoftoi të martën dorëheqjen e tij nga teatri i shquar në kryeqytetit gjerman.

Ai tha se merr përgjegjësi të plotë për akuzat  e ngritura kundër tij dhe ishte dorëhequr në marrëveshje me qeverinë e qytetit.

"shpreh keqardhjen time të thellë nëse kam lënduar punonjësit me sjelljen time, me fjalë ose me shikime," tha Doerr në një deklaratë të lëshuar nga teatri.

Ai tha se pendohej që nuk arriti të "krijonte një klimë të hapur dhe  kundër diskriminimit" brenda teatrit që do t’i lejonte të identifikonte problemet me kohë dhe do t'u mundësonte punonjësve të ankoheshin kur diçka nuk do të shkonte si duhet.

Ministri i kulturës së qytetit, Klaus Lederer, tha të hënën se punonjësit kishin "raportuar incidente të abuzimit, ngacmimit, dhunës verbale dhe ngacmimit seksual".

Zyrtarët folën me gratë që ngritën pretendimet në fund të janarit. Departamenti i Lederer ka thënë se askush nuk doli me ankesa kundër Doerr para se të emërohej, por kjo ndryshoi në janar kur një letër me ankesa u dërgua në një zyrë këshillimi të krijuar në 2018 për personat që punojnë në sektorin e filmit, televizionit, teatrit dhe muzikës.

Rasti i drejtorit të teatrit të Berlinit nuk është i vetmi që largohet për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për ngacmime, një numër i madh regjizorësh dhe drejtorësh nga e gjitha bota. Fillimisht ishin një numër aktorësh që denoncuan Harvey Weinstein, i cili u shpall fajtor dhe u ba shkaktar i inicimit të fushatës Me too. Një situatë e ngjashme u bë publike vetëm pak muaj më parë në Serbi ku aktorja serbe Milena Radulovic akuzoi Miroslav Aleksic për ngacmime seksuale, duke u bërë edhe iniciatorja e 20 padive të tjera kundër tij nga aktore të tjera, viktima të ngacmimeve nga ana e tij.  Në Greqi ndërkohë është arrestuar ish-drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar, Dhimitris Ligniadhis, me akuzën për abuzime seksuale dhe përdhunime të herë pas hershme. Ligniadhis 55 vjeç, njëkohësisht edhe regjisor i njohur kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij në 6 Shkurt , pas disa denoncimeve të bëra ndaj tij për abuzime seksuale, të cilat ai i ka mohuar.

Ndërkohë që edhe aktori i njohur francez Gerard Depardieu është nën hetim zyrtar i akuzuar për përdhunim dhe dhunë seksuale. Mediat franceze raportojnë se hetimet kundër aktorit 72-vjeçar vijnë pasi një aktore 22-vjeçare akuzon aktorin e famshëm për përdhunim dhe sulm seksual në gusht të vitit 2018.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?