Spartak Dyrmishi dhe arrestimi i tij

Akuzohet për përdhunim në Greqi/Gjykata e Athinës lë në burg Spartak Dyrmishin! 45-vjeçari pranoi akuzat dhe kërkoi përsëri falje

3 Nëntor 2022, 16:40| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 17:07

  • Share

GREQI- Spartak Dyrmishi, 45-vjeçari shqiptar i akuzuar në Greqi për përdhunimin e një  34-vjeçarje greke dhe 2 tentativave për përdhunim është lënë në burg.

Dyrmishi apo sikurse cilësohet si “përdhunuesi me tatuazhin e dragoit”  në mediat greke ka kërkuar përsëri falje dhe sipas informacioneve, ai ka përsëritur atë që kishte deklaruar më herët para  policisë, duke pranuar akuzat e duke pretenduar se këto kanë qenë ngjarje të rastësishme dhe se ka qenë nën efektin e  drogës dhe alkoolit .

45-vjeçari Spartak Dyrmishi akuzohet se ka përdhunuar nën kërcënimin e një thike një 34-vjeçare greke në Paleo Faliro.  Në të njëjtën zonë, një tjetër vajzë 24 vjeçe u ankua se një person kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të.Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe analizat e materialit gjenetik që abuzuesi kishte lënë në një makinë të viktimave të tij , u zbulua se ishte 45-vjeçari shqiptar.

Pas arrestimit të tij, një 67-vjeçare greke ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Kifisisë dhe ka denoncuar se në gusht të vitit 2021 ishte sulmuar në Lutraki nga një burrë i panjohur. Ajo thotë se pasi ka parë në media fotografinë e shqiptarit të arrestuar, ka arritur ta identifikojë si personin që 1 vit më parë kryente veprime të turpshme përballë saj.

Spartak Dyrmishi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke dhe më 2 nëntor ai u arrestua nga policia e Vlorës. I akuzuar si abuzues seksual, autori kaloi kufirin greko-shqiptar nga stacioni kufitar i Kakavisë në orët e para të 27 tetorit, përpara se të identifikohej nga autoritetet greke.Për tu arratisur nga vendngjarja, Dyrmishi u nis drejt Vlorës në banesën e nënës ndërsa vetë ishte i divorcuar. Ishte nëna, e cila së bashku me motrën e saj i ngritën kurth duke i dhënë çelësat e shtëpisë forcave blu. Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në mënyrë që të marrë dënimin nga shteti fqinj.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?