Nasser Al-Khelaifi

Akuzohet për rrëmbim dhe torturim, policia bastis banesën e presidentit të PSG-së

6 Korrik 2023, 15:35| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 15:36

  • Share

PARIS - Policia franceze bastisi shtëpinë e presidentit të Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi të mërkurën, për një hetim mbi pretendimet e një burri për ndalim dhe torturë në Katar, tha një burim i afërt me rastin për AFP.

Franko-algjeriani Tayeb Benabderrahmane, 42 vjeç, paraqiti një ankesë në janar duke thënë se ai u arrestua në janar 2020 në Katar, ku kohët e fundit ishte transferuar për të punuar si lobist. Benabderrahmane tha se ai u mbajt për gjashtë muaj dhe u mor në pyetje nga policia lokale, veçanërisht në lidhje me dokumentet që ata besonin se ai mbante që mund të rezultonin kompromentues për Al-Khelaifi, një shtetas i Katarit.

Fillimisht i liruar në arrest shtëpie, ai pretendon se më në fund u lejua të largohej nga Katari në nëntor 2020 pasi nënshkroi një marrëveshje moszbulimi që mbulonte dokumentet. Një shënim nga shërbimi i brendshëm i inteligjencës DGSI i Francës sugjeron se dokumentet mund të përfshijnë video intime të Al-Khelaifi me një grua.

Bisedat mes Al-Khelaifi, një ish-sekretar i përgjithshëm i FIFA-s dhe emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani, të ruajtura në një smartphone të vjetër të tij, mund të prekin gjithashtu se si monarkia e Gjirit siguroi Kupën e Botës 2022 dhe ndarjen e të drejtave televizive për konkurrenca, thuhet në shënimin e DGSI.

Benabderrahmane është vetë subjekt i një hetimi të veçantë lidhur me akuzat për shantazhim të Al-Khelaifit. Zëdhënësi i shefit të PSG-së i tha AFP se të mërkurën “prokurori hetues kërkoi informacion dhe akses të mëtejshëm, të cilat iu dhanë plotësisht në transparencë të plotë dhe bashkëpunim me autoritetet”. Avokati i Al-Khelaifi nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Hetuesit e krimit të organizuar kontrolluan javën e kaluar shtëpinë e presidentit të PSG-së, për të gjetur dokumente që ndihmojnë çështjen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?