Akuzohet për spiunazh, Rusia arreston 'në flagrancë' gazetarin amerikan

30 Mars 2023, 16:08| Përditesimi: 30 Mars 2023, 16:11

  • Share

Një gazetar amerikan që punon për Wall Street Journal është arrestuar zyrtarisht në Rusi dhe është akuzuar për spiunazh.

Evan Gershkovich, një reporter me përvojë në Rusi, punonte në Yekaterinburg në kohën e ndalimit të tij.

Wall Street Journal tha se ishte "thellësisht e shqetësuar" për sigurinë e tij dhe mohoi me forcë akuzat kundër tij.

Kremlini pretendoi se gazetari ishte "kapur në flagrancë".

Shkrimi i tij i fundit i WSJ këtë javë raportoi mbi ekonominë në rënie të Rusisë dhe se si Kremlini duhej të përballej me shpenzimet ushtarake të mëdha duke ruajtur shpenzimet sociale.

Por forcat ruse pretenduan se ai ishte arrestuar "duke vepruar sipas udhëzimeve të SHBA" dhe se ai kishte mbledhur informacion që përbënte një sekret shtetëror në lidhje me aktivitetet e një ndërmarrje ruse të mbrojtjes.

B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?