Ish truproja, Hekuran Marku dhe Saimir Tahiri

Akuzohet për trafik droge, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit

26 Shtator 2023, 10:24| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 10:40

  • Share

Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar dënimin nga GJKKO për ish-truprojën e Saimir Tahirit, Hekuran Markun pra me 13 vite burg. Me gjykim të shkurtuar Hekuran Markut i takon të kryejë 8.8 vite burg. GJKKO vendosi më 14 dhjetor të 2022 të dënojë me 13 vite burg truprojën e Tahirit.

Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkoi dënim me 12 vite burg por GJKKO vendosi 1 vit më shumë. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, në të cilin u vendosën në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Ai u vu në pranga në gusht të vitit 2021, ai ishte pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, në vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në atë kohë, sipas SPAK, Marku bashkëpunoi me katër italianë dhe një bashkëkombas, Eltjon Bregun, në trafikimin e rreth 1 ton kanabis drejt Italisë me kolegun e tij Agustin Deda.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku,  njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Realiteti: 26/09/2023 11:19

    Kaq e denuan dhe Jaeld Celen ish drejtorin e policise Vlore, por ai as nje vit burg nuk beri dhe gezon pasurite e trafikut te droges ne nje nga zonat luksoze te Tiranes. Pallat qe banojne shume te koruptuar si ish prokurore, ish gjyqtare dhe ish police. Po krijohet nje mafie e re me e rrezikshme se ajo qe ishte me keta isha. Tani po gezojne dhe investojne re qete parate e korupsionit dhe krimit. Jaeld Cela nga gezimi ka mbjelle dhe floket me parate qe merrte nga Habilajt.

    Përgjigju
    • Tafuti: 15/10/2023 11:48

      Mos se ne trembe more trafikant i peshtire. Siklete nga Jaeldet qe lyejne floket si kur*at dhe nga ty kerme e krimit nuk kemi per te patur ndonjehere sepse ju shrypim koken. Burg ti, burg Saje Qorri, burg Kohila dhe burg me shume se gjysma juaj. Ka filluar hetimi per pasurine o pis dhe ate apartamentin te Komuna nuk do e gezosh dot. Ruhu nga hasmet qe ke bere dhe mos ec me koken poshte si legen se ne letrat te qepim ata nuk ta falin. Nga mbreter u bete burgaxhinj md por**e ne zemer.

    • Tanngopi: 26/09/2023 14:10

      Zoti realiteti meru me nanji pune tenden, mos i fut vetes siklete qe si mban dot ! Te pershendes dhe kujdes se do zbulohesh shpejt ! Ca te djeg ty more plesht .?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?