Kronikë

Akuzohet për trafik droge në Itali, arrestohet në Dibër 40-vjeçari, do ekstradohet në vendin fqinj (EMRI)

28 Qershor, 11:20| Përditesimi: 28 Qershor, 11:25

  • Share

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër me qëllim ekstrdimin drejt Italisë. Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike.

“Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. T. alias E. E., 40 vjeç.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali”,- njofton policia.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?