AndrewTate ka humbur përpjekjen për t’i dhënë fund paraburgimit të tij në Rumani.
Influencuesi, vëllai i tij dhe dy të tjerë mbahen nën akuza për trafikim njerëzor, përdhunim dhe krim të organizuar dhe janë arrestuar muajin e kaluar. Autoritetet dyshojnë se dyshja e vëllezërve, së bashku me dy shtetas rumunë janë pjesë e “një grupi krimi të organizuar”. Pas arrestimeve më 29 dhjetor, policia tha se kishte identifikuar gjashtë persona të cilët dyshohet se ishin shfrytëzuar seksualisht nga ai që e quajti “grup i organizuar kriminal”.
Policia pretendoi se viktimat ishin rekrutuar nga qytetarët britanikë, të cilët thanë se keqinterpretuan qëllimin e tyre për të hyrë në një marrëdhënie me viktimat, e quajtur ndryshe “metoda e dashurisë”. Avokati i Tates, Eugen Vidineac, ka thënë se klientët e tij i hodhën poshtë të gjitha akuzat.
I lindur në SHBA përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar, Tate vazhdoi një karrierë të suksesshme si kikboksier. Në vitin 2016, ai u përjashtua nga Big Brother për një video që dukej duke sulmuar një grua. Ish-kikboksieri dhe ylli i realitetit televiziv është ndaluar nga një sërë platformash të mediave sociale për komente mizogjene dhe gjuhë urrejtjeje
Të premten, katër të dyshuarit u vendosën në paraburgim për 30 ditë pas arrestimit të tyre të enjten sipas një zëdhënësi të njësisë kundër krimit të organizuar të Rumanisë.