Andrew Tate dhe Triatian Tate

Akuzohet për trafikim qëniesh njerëzore dhe përdhunim, gjykata rumune merr një vendim për Andrew dhe vëllain e tij, do qëndrojnë në paraburgim deri më 27 shkurt

20 Janar 2023, 14:29| Përditesimi: 20 Janar 2023, 14:35

  • Share

Gjykata rumune hodhi poshtë këtë të martën kundërshtimet e influencuesit Andrew Tate ku ai thotë se është i pafajshëm. Gjykata ka vendosur zgjatjen e dënimit të tij duke e lënë në paraburgim deri më 27 shkurt. Mbi të rëndojnë akuzat për trafik të qenieve njerëzore dhe përdhunim. Media rumune shkruajnë se ai i detyronte vajzat dhe gratë të filmonin video pornografike në mënyrë që të nxirrte në internet dhe të përfitonte para. Ai dyshohet edhe për formim të një grupi kriminal me vëllain e tij dhe persona të tjerë.

Gjithashtu atij i janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm makinash sportive. Shumë vajza dhe gra kanë dalë kundër deklaratave të tij pasi ishin diskriminuese për gjininë femërore, por shumë persona të tjerë e mbështesnin dhe e dëgjonin pasi nuk kërkonin barazi midis gjinive dhe gjithashtu merrni këshilla për biznes nga ai.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?