Etien Cani, i arrestuar nga policia e Elbasanit për vrasjen e dy personave, babë e bir në datën 15 gusht 2012, ka humbur të drejtën për të zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi është marrë nga Gjykata e Elbasanit, e cila refuzoi të pranojë kërkesën e Canit për lehtësim mase.
Cani shfrytëzoi këtë situatë me zbutjen e masave të sigurimit nga gjykatat, për shkak të virusit pandemik COVID-19, por kërkesa e tij për t'u liruar nga qelia është rrëzuar nga gjykata e Elbasanit. Cani, prej muajit nëntor 2019 ndodhet në burgun e Elbasanit i arrestuar për ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit.
Për këtë vrasje Etien Cani, u arrestua në muajin qershor 2019 në Itali dhe u ekstradua më pas në muajin nëntor 2019. Së bashku me Canin, është arrestuar në qershor 2020 dhe Ervis Bardhi.
Të dy këta persona kanë pasur njohje me viktimat Nezir dhe Gentjan Beqiri, pasi i vizitonin shpesh në apartamentin e tyre, ku Gentjani qëndronte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ishte njëri nga individët që po gjykohej për ekzekutimin në dhjetor të 2005 të Sokol Çapjas në Elbasan.
Osht atje kabo 2 vrasje Dhe kerkon lirin hahahahaha vetem atje degjohen keto gjojna magjike
Përgjigju