Foto ku ndodhi vrasja

Bota

Akuzohet për vrasjen me thikë të kushëririt të tij, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Angli (EMRAT)

2 Shtator, 08:30| Përditesimi: 2 Shtator, 08:34

  • Share

Një 31-vjeçar shqiptar, i  identifikuar si Eljon Markaj, është arrestuar nga policia britanike me akuzën e vrasjes. Sipas mediave, 31-vjeçari akuzohet se ka goditur me thikë për vdekje kushëririn e tij 26-vjeçar Elsiado Marku.

Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë është shënuar më 29 gusht në Leeds, ndërsa Markaj u la në paraburgim një ditë më parë. Ai akuzohet për vrasje dhe mbajtje të një arme të ftohtë në publik.

26-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e ngjarjes së rëndë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?