SKOCI- Ish kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon u vu në pranga pas disa investigimeve të bëra për fonde dhe financat e Partisë Nacionaliste Skoceze (SNP). Sidoqoftë, ajo u lirua pak orë pas arrestimit pa asnjë akuzë.
Ish kryeministrja u akuzua për abuzime me financat në partinë e saj. Sturgeon është vënë nën hetim për të mësuar si u shpenzuan mbi 754 mijë dollarë që i ishin dhënë partisë nga aktivistë dhe ishin caktuar për fushatën e pavarësisë së Skocisë.
2 muaj më herët, u arrestua edhe bashkëshorti i saj, Peter Meller, i cili ishte drejtues ekzekutiv. Ai u arrestua dhe u mor në pyetje së bashku me Colin Beattie, që kishte detyrën e menaxhimit të financave të partisë. Më pas u lanë të lirë, në varësi të hetimeve.
icola Sturgeon shërbeu si kryeministre e Skocisë për tetë vjet.
Dorëheqja e sa erdhi më 15 shkurt kur tha se e dinte se në mendje dhe në zemër ai ishte momenti për të lënë politikën. Ajo është kryeministrja më jetëgjatë dhe gruaja e parë që mbajti këtë post.
Ish-udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon, e cila u arrestua më parë si pjesë e një hetimi për financimin e partisë, është liruar pa akuzë ndërsa hetimi vazhdon.
Ish-kryeministrja Sturgeon u pyet nga autoritetet se çfarë ka ndodhur me 500 mijë paundë donacione që i janë dhënë partisë së saj nga aktivistë të pavarur përgjatë dy viteve të fundit.
Terheqte kemben zvarre per keta tanet, te te gjitha ngjyrave e kraheve! ????
PërgjigjuÇudi si nuk emigrojnë këta politikanët e huaj në Shqipëri??? Ka shumë
PërgjigjuHahahah per kaq pak e kane ven ne hetim ? Merni pak shembull nga ne qe per miliona € asnje nuk hetohet jemi shume vend tolerant persa i perket korrupsionit te politikaneve por mos harro se nese te kapin per vjedhje domatesh e hengre nuk del dot nga burgu shtet jo llafe ????????????
Përgjigju