GJKKO ka shtyrë për nesër në orën 09:00 vendimin për Artan Shkëmbin, i cili u paraqit ditën e sotme për t'u njohur me masën e pezullimit të tij. Avokati i tij mbrojtës, Artan Broci ka kërkuar në seancë më shumë kohë që të njihet me dosjen.
"Klienti im do flas nesër pasi te njihemi me aktet. Nuk dimë asgjë sot gjykata na pranoi kërkesën të njihemi me aktet dhe shtyu seancën për nesër në orën 9:00. Jo nuk kam parë asgjë, sot kërkova mbrojtjen! do njihemi me aktet dhe do bëjmë mbrojtjen nesër.", tha avokati Broci
Artan Shkëmbi është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së dhe për korrupsion, ku pritej të njihej me pezullimin nga detyra dhe të merren në pyetje, por senaca u shty për ditën e enjte.
Javën e kaluar u morr një vendim nga GJKKO me kërkesë të SPAK për të pezulluar Shkëmbin, ndërsa dy ditë më parë atij iu komunikua nga Ardi Veliu për të liruar zyrën dhe dorëzuar të gjitha dokumentet dhe madje edhe kompjuterin e tij personal. Ishin partnerët gjerman që përcollën informacion për Shkëmbin, që janë edhe suportuesit e parë të Task Forcës e më pas OFL-së. Mësohet se aktiviteti dekonspirues sipas gjermanëve ka zgjatur disa muaj.
Report Tv ka mësuar se hetimet janë ndjekur me metoda speciale ndërsa pritet që në përfundim të tyre të vendoset edhe për fatin e Shkëmbit që me këto akuza rrezikon një përballje të fortë me ligjin. Ky është hetimi i parë në nivele të larta drejtuese në Policinë e Shtetit ndërsa më herët Artan Shkëmbi ka mbajtur edhe postin e kreut të strukturës “Forca e Ligjit” që u shkri për t’i hapur rrugë “OFL-së”.
OFL prej Janarit 2020 ka mbi 200 procedime të hapura mes tyre 80 kërkesa për sekuestrim pasurie, 9 për heqje sekuestro, 30 çështje për zgjatje të afateve të sekuestrove dhe 42 çështje për konfiskim pasurie ndaj personave të skeduar.
Në vend të Shkëmbit është komanduar Oficeri Hekuran Bregu.
Ky qenka "fiks per OFL" , edhe avokatin ka e zgjedhur si festja kokes. Po ku i gjeni keta mor aman , keta do bejne shtet ?!. Ky nuk e ka mesuar akoma se po te flesh me qente gdhihesh me pleshta.
Përgjigju