Akuzohet se dhunoi dhe mori peng të dashurën në Tiranë, lihet në burg 31-vjeçari! Avokati: Prej 6 muajsh merrte antidepresiv, edhe 28-vjeçarja e rrihte

18 Prill 2023, 11:29| Përditesimi: 18 Prill 2023, 13:18

  • Share

Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili dhunoi barbarisht dhe izoloi për një javë në banesë 28-vjeçaren me iniciale R.B,. ka dalë sot para Gjykatës dhe është njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Për Gleard Gushollin që akuzohet si autor i dhunës dhe pengmarrjes prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg, ndërsa për Bledi Kateshin, Erlin Kateshin, Besmir Nucellarin dhe Arjan Shetan, që akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit, do të kërkohet detyrim paraqitje.

Ndryshe nga sa e ka referuar Policia, Organi i akuzës, ka vendosur rikualifikimin e veprës penale, për plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë. E reja ka lënë përkohësisht të hënën ambientet e spitalit të Traumës ku është rikthyer sërish deri në fazën e rikuperimit të plotë, ku është aktualisht.

Gusholli u arrestua dy ditë më parë së bashku me miqtë e tij të cilët ndihmuan që mos të zbulohej e vërteta si dhe të tentonte të arratisej. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se avokatët e 31-vjeçarit kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie ndaj të autorit pasi sipas tyre, Gleard Gusholli në një periudhë prej 6 muajsh, konsumonte rregullisht antidepresantë gjë që sipas tyre ka bërë që mos të ketë qenë i kthjellët në veprimet që ka kryer ndaj të dashurës së tij.

Një tjetër pretendim që kanë ngritur avokatët ka qenë dhuna e dyanshme, pra mbrojtja e Glerad Gushollit pretendon se edhe vajza e ka dhunuar 31-vjeçarin pasi të dy kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Sidoqoftë, duhet theksuar se në dëshminë e së rëse, ajo pranoi se kishte konsumuar lëndë narkotike me detyrim dhe presion nga 31-vjeçari. 

Avokatët e miqve të Gleard Gushollës, Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Sheta, 41 vjeç, Bledi Kateshi, 27 vjeç dhe Erlind Kateshi, 42 vjeç, kanë pretenduar se klientët e tyre i kanë dhënë ndihmë vajzës dhe nuk e kanë ndihmuar autorin të arratisej. Gjithsesi ata do të hetohen në gjendje të lirë nga prokuroria.

Sipas policisë, njëri prej djemve që e kishte ndihmuar të arratisej Gushollin dhe të largohej nga vendi i ngjarjes ishte kunati i tij, burri i motrës që fillimisht me shoqen e saj dërgoi për ndihmë mjekësore vajzën e re të dhunuar. Pas disa orë kërkimesh, më në fund 31-vjeçari Gleard Gusholli u lokalizua rreth e qark lagjes në afërsi të Zogut të Zi dhe u vu në pranga.

E reja arriti të shpëtojë falë kushërirës së tij, e cila e çoi në spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka rrëfyer gjithçka ndodhi me të dashurin që u arrestua mëngjesin e djeshëm. Sipas saj, dhuna kishte nisur që në Gjermani, ku e mbajti në shtëpi por prindërit e përzunë pasi nuk e pranonin sjelljen agresive ndaj të bijës. Lidhja që pëfundoi në makth kishte nisur që prej 1 viti e gjysmë dhe 3 muaj pas ndarjes nisën sërish të komunikonin.

Ora 12:39
Mbajti peng dhe dhunoi të dashurën, lihet në burg 31-vjeçari Gleard Gusholli, detyrim paraqitje për 3 shokët dhe kunatin

 

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest ne burg për Gleard Gushollin, i cili u arrestua për dhunë dhe pengmarrje të së dashurës së tij. Miqë e tij dhe kunati të cilët e ndihmuan që të tentonte të arratisej u është caktuar masa  detyrim paraqitjeje.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 18/04/2023 18:54

    Po skishte burra andej ishte shuar gjermania qe gjete kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?