Donald Trump

Akuzohet se falsifikoi të dhënat për të fshehur pagesën e aktores porno, gjykata shtyn vendimin për Trump

12 Nëntor, 16:44| Përditesimi: 12 Nëntor, 17:32

  • Share

Gjykatësi i çështjes ku Donald Trump akuzohet se ka paguar në mënyrë të jashtëligjshme aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, për të heshtur për marrëdhënien e tyre në vitin 2006, ka vendosur shtyrjen e vendimit që është parashikuar të jepet më 26 Nëntor të këtij viti.

Zyra e prokurorit të qarkut të Manhattan-it, pengoi dhënien e vendimit në datën e caktuar, përmes një emaili dërguar gjykatësit të çështjes, Juan Merchan, duke argumentuar se duhet më shumë kohë për të shqyrtuar se si të vazhdojë procesi gjyqësor tani që Trump është presidenti i zgjedhur i SHBA, për shkak të imunitetit që merr nga kjo detyrë.

Gjykatësi Merchan u dha prokurorëve deri më 19 nëntor për të rekomanduar hapat e ardhshëm.

Trump akuzohet se ka bërë një pagesë prej 130,000 dollarësh për aktoren e filmave porno, Stormy Daniels, përmes avokatit të tij në atë kohë, Michael Cohen, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, me qëllim që shuante një rrëfim të mundshëm të saj, për të mos ndikuar negativisht në garën elektorale.

Akuza qëndron në faktin se këto para nuk ishin deklaruar saktë në dokumentet financiare të kompanisë së tij, duke u regjistruar si “shpenzime ligjore” për të mbuluar pagesën dhe duke falsifikuar të dhëna financiare, çka konsiderohet një veprim kriminal.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • chromosom: 13/11/2024 03:31

    Surrat-derr!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?