SPANJË-Bashkim Osmani, i cili akuzohet se ka qenë krye të grupit kriminal që u shkatërrua 3 muaj e gjysmë më parë nga EUROPOL dhe EUROJUST, një shqiptar nga Kosova, është liruar nga autoritet spanjolle në këmbim të një garancie prej 400 mijë eurosh.
Mediat spanjolle “Mallorca Zeitung” shkruan se organizatori i dyshuar i një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës e kaloi natën e të mërkurës në vilën e tij në Camp de Mar. Ai qëndroi afro tre muaj në paraburgim.
Të martën, gjykata në Palma de Mallorca lëshoi një urdhër të ri duke e zëvendësuar paraburgimin me liri të kushtëzuar. Osmani nuk lejohet të largohet nga Mallorca, po ashtu për të garantuar qëndrimin e tij në ishull i është konfiskuar pasaporta. Ai duhet të paraqitet në gjykatë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Vëllezërit Osmani nga Kosova njihet si miliardë të famshëm. Prej vitesh jetojnë në Gjermani, por kanë shtrirë bizneset në Spanjë, Belgjikë e Holandë.
Nër shkurt 45 persona janë vënë në pranga në Belgjikë e Spanjë, si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare shqiptare që merreshin me trafik droge dhe shitje armësh. Një operacion ndërkombëtar ku u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve shqiptare të kokainës në Europë. Eurojust dhe Europol mbështetën një seri aksionesh të ndërmarra në Belgjikë dhe Spanjë, gjatë së cilave u kontrolluan më shumë se 80 vende, u arrestuan 45 persona dhe u sekuestruan armë dhe pasuri prej 2 milionë eurosh. Të arrestuarit dyshohen se e importonin kokainën nga Amerika Latine nëpërmjet porteve të ndryshme europiane, organizonin dhe transportonin ngarkesat nëpërmjet avionëve, anijeve, makinave, e kamionëve dhe drejtonin tregun. Spanja dhe vende të tjera të Bashkimit Europian u përdorën për të pastruar të ardhurat nga tregtia e tyre.
Mediat e huaja kanë shkruar për Bashkim Osmanin dhe tre vëllezërit e tij, duke thënë se ishte një klan që kishin vwnw pasuri me veprimtari të paligjshme nga trafikimi i kokainws dhe prostitucioni. Bashkim Osmani, nga ana tjetër, pohon se pasurinë e ka bërë duke investuar në prona të paluajtshme në Hamburg dhe më pas në Spanjë. Osmani i tha “Nacional” se pasi u transferua në Hamburg në vitet 1980, familja rriti ndjeshëm pasurinë që kishin tashmë në Shqipëri, përfshirë lidhjet politike në Gjermani. Bashkimi bleu një hotel në qendër të Porecit në vitin 2007. Hetimit të EUROPOL dhe EUROJUST kundër grupit shqiptar i është bashkuar edhe SHBA. Gjatë operacionit të ditës së djeshme kanë qenë të pranishëm edhe agjentë nga FBI dhe DEA.
Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende europiane, të organizuar nga Europol dhe shkruajnë për Bashkim Osmanin dhe tre vëllezërit e tij, duke thënë se kishin vënë pasuri me veprimtari të paligjshme nga trafikimi i kokainës dhe prostitucionit e lojërave të fatit.
Kujtojmë se djali i ish-Kryeministrit Shkëlzen Berisha është parë nën shoqërinë e familjes Osmani dhe në hotele luksoze, siç ka qenë rasti i vitit 2016, në Ritzi Restaurant Puerto Portals. Mediat kanë publikuar një foto të Shkëlzen Berishës, i biri i Sali Berishës, me një nga vëllezërit Osmani, konkretisht Bekim Osmanin. Sipas mediave, Shkëlzen Berisha është mik i ngushtë me vëllezërti Osmani, të cilët janë drejtuesit e trafikut të drogë, lojërave të fatit dhe industrisë së seksit në Europë.
Bekim Osmani dhe Shkelzen Berisha
Edhe ish-ministri i Brendshëm i Sali Berishës, Flamur Noka, një nga mbështetësit e tij kryesor sot në grupin e 'Rithemelimit', është po ashtu një ushtar i klanit Osmani, grupi kriminal shqiptar që furnizonte Europën me kokainë dhe njihen në Kosovë si biznesmenë të famshëm. Lidhja e Nokës me ta ka nisur në vitin 2005, kur ai shërbeu si transportues lekësh dhe më pas në vite, derisa u bë dhe ministër i Brendshëm. Në foton më poshtë ai shikohet i relaksuar në një restorant në Tiranë, pas daljes në opozitë.
Më shumë se 30 milionë euro të pastruara, investime në pasuri të paluajtshme në Majorka, 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina luksi, 16 orë luksoze, 203,000 euro në para të thata dhe 40,000 në kriptovaluta. Kjo është pasuria e sekuestruar në Mallorca ndaj Bashkim Osmanit. Organizata e kishte grumbulluar këtë pasuri të madhe falë pastrimit të fitimeve të mëdha të marra nga importi i kokainës së sjellë nga Amerika e Jugut thotë media spanjolle.
Përveç Majorkës, Belgjika ishte qendra tjetër e madhe nervore e këtij operacioni kundër pastrimit të parave. Vetëm në Belgjikë u bënë 30 arrestime dhe u sekuestruan 1.3 milionë euro. Gjithashtu aty u sekuestruan një duzinë armësh të lehta, dy me silenciator, dhjetë kilogram kokainë, 13 automjete dhe 1 mijë litra përzierës për përgatitjen e drogës. Duke qenë se agjentët spanjollë dhe belgë ishin të përfshirë në hetime të ngjashme ndaj organizatës së drejtuar nga vëllezërve Osmani, ata krijuan një grup të përbashkët pune të mbikëqyrur nga Eurojust, nëpërmjet Europolit.
400.000- euro bail??!! Qenkan keputur me kete shume keta te gjykates!!Duke llogarritur me cfare merren si dhe vetem pasurite e tundeshme e te patundeshme qe numerohen ketu dhe vleren monetare te tyre,keta duheshin mbajtur ne burg pa kusht.Po nje byrzylyk me GPS e morren mundimin t'ia vinin?
PërgjigjuSa larg i bien. Rama ka dy ministra brenda dhe se can trapin.
Përgjigju