Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për dhënien e pretencës ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij, për tjetërsim prone përfitues Arqile Bollanon.
"Kemi përgatitur konkluzionet me 75 faqe por na duhet kohë t'i përfshijmë në fashikuj pretendimet e mbrojtjes në seancën e fundit", u shpreh Prokurori Elvin Gokaj.
Seanca për dhënien e pretencës u la në datë 2 korrik në orën 08:30.
Goro akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim ndërsa të pandehur në këtë dosje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë. Jerasimo Bashi është ndarë më vete sepse ende nuk është ekzekuzuar ende masa e sigurisë.
Jorgo Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
Jorgo Goro u raportua në Gjykatë se ndodhet në spitalin e burgut, ndërsa nuk mori pjesë në seancë. Ai u dënua me 3 vite e 1 muaj burg që me gjykim të shkurtuar, ky vendim zbret në 2 vite e 20 ditë burg
Ish-funksionarët u hetuan nga SPAK për tjetërsimin e tokave në Himarë në këtë rast ku përfitues fundor ishte Artan Gaçi.
Komente
