Foto e ish-Kryeministrit të Filipineve Rodrigo Duerte

Bota

Akuzohet se ka vrarë deri në 30 mijë të dyshuar si përdorues droge/ Arrestohet ish-Kryeministri i Filipineve Duerte, i njohur për deklaratat e tij të bujshme

11 Mars, 09:50| Përditesimi: 11 Mars, 09:54

  • Share

Autoritetet filipineze kanë arrestuar ditën e sotme ish-presidentin Rodrigo Duterte, me kërkesë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), në një zhvillim të rëndësishëm në hetimin e nisur për mijëra vrasje gjatë “luftës kundër drogës” që karakterizoi presidencën e tij.

Duterte, ish-kryebashkiaku i njohur për qasjen e tij të ashpër dhe i cili udhëhoqi vendin nga viti 2016 deri në 2022, u ndalua sapo mbërriti nga Hong Kongu në aeroportin ndërkombëtar të Manilës dhe aktualisht ndodhet në paraburgim

“Lufta kundër drogës” ishte platforma kryesore elektorale e Duterte-s, që e çoi në pushtet në vitin 2016 me premtimet për eliminimin e trafikut dhe përdorimit të drogës me masa ekstreme.

Në deklaratat e tij publike, ai shpesh premtonte "të vriste mijëra trafikantë dhe përdorues droge".

Nëse transferohet në Hagë, Duterte mund të bëhet ish-udhëheqësi i parë në Azi që përballet me një proces gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Ish-presidenti ka këmbëngulur se i ka udhëzuar forcat e policisë të përdorin armët vetëm në vetëmbrojtje dhe ka mbrojtur vazhdimisht fushatën e ashpër kundër drogës, duke deklaruar se është i gatshëm "të kalbet në burg" nëse kjo do të thotë të shpëtojë vendin nga droga.

Në një video të publikuar në Instagram nga vajza e tij, Veronica Duterte, nga baza ajrore Villamor në Manila ku ai ndodhet në paraburgim, ish-presidenti shprehu habinë për arrestimin e tij.


“Cili është ligji dhe cila është vepra penale që kam kryer?”, dëgjohet të thotë Duterte në video, pa qenë e qartë se kujt i drejtohej.“Më sollën këtu jo me dëshirën time, por me urdhër të dikujt tjetër. Tani duhet të përgjigjeni për këtë privim të lirisë.”

Vrasjet në zonat e varfra

Ende nuk është sqaruar se cilat janë konkretisht akuzat që gjykata ka ngritur ndaj Duterte-s, dhe presidenca nuk ka dhënë detaje për hapat e mëtejshëm.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, rreth 6.200 persona janë vrarë gjatë operacioneve antidrogë, që sipas tyre kanë përfunduar në shkëmbime zjarri. Por organizatat e të drejtave të njeriut thonë se numri real është shumë më i lartë, duke përfshirë mijëra përdorues droge nga zonat e varfra, shumë prej të cilëve ndodheshin në "listat e dyshuarve" të komuniteteve dhe janë vrarë në rrethana misterioze.

Prokurori -së ka deklaruar se deri në 30,000 persona mund të jenë vrarë nga policia ose nga autorë të paidentifikuar gjatë kësaj periudhe.

Policia ka mohuar vazhdimisht akuzat për ekzekutime sistematike apo për përpjekje për t’i mbuluar ato.

Arrestimi i Duterte-s vjen pas viteve të përplasjeve të tij me GJNP-në, të cilën e ka kritikuar hapur që prej vitit 2019 kur Filipinet u tërhoqën njëanshmërisht nga traktati themelues i gjykatës, pikërisht në kohën kur nisën hetimet për vrasjet gjatë mandatit të tij.

Gjykata e Hagës po heton për krime të mundshme kundër njerëzimit dhe deklaron se ka juridiksion për rastet që ndodhën kur Filipinet ishin ende anëtare. Ndërsa më parë autoritetet në Manila refuzuan bashkëpunimin, administrata e presidentit Marcos ndryshoi qasje në nëntor të kaluar dhe sinjalizoi gatishmëri për bashkëpunim në rast të lëshimit të një urdhër-arresti.

Ky arrestim ndodhi vetëm pak orë pasi Duterte, në një dëgjesë parlamentare, i bëri thirrje gjykatës së që “ta përshpejtojë” hetimin ndaj tij./Reuters 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?