Akuzohet se mori 3.7 mln euro për inceneratorin e Elbasanit, Koka del nesër para GJKKO! Vijon të jenë në kërkim 2 të tjerë, në hetim edhe 10 të tjerë

15 Dhjetor 2021, 10:42| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 16:34

  • Share

Pas mbërritjes në qelitë e paraburgimit në Tiranë të martën, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka takimin e vetëm e ka pasur me avokatin e tij, Fatmir Brrakën. Lefter Koka u arrestua për llogari të hetimit të SPAK me akuzën se ka përfituar 3.7 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit.

ReportTv mëson se seanca ku Lefter Koka do të njihet me akuzën zyrtare dhe masën e sigurisë arrest me burg caktuar ndaj tij në mungesë do të mbahet ditën e enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Ndërsa ende nuk janë ekzekutuar nga policia dy urdhër arrestet e pa ekzekutuara ende për Klodian Zoton dhe Stela Gugallaj, administratorë të kompanive koncensionare. Ndërkohë që Report Tv mëson se për këtë çështje janë në hetim dhe 10 të tjerë. 

Në vendimin e Gjykatës së Posacme dhënë më 12 dhjetor është vendosur edhe sekuestro preventive ndaj kompanisë “Albtek Energy” e cila fitoi tenderin inceneratorit të Elbasanit dhe kontraktoi për ndërtimin e tij kompaninë “Integrated Technology Services” dhe që sipas SPAK, të dyja kontraktuan kompania të tjera për të bërë punë fiktive. Prokuroria e Posaçme dyshon se pikërisht përmes këtyre kompanive që i ka kaluar në emra të rrethit të tij familjar ka përftituar në mënyrë të paligjshme 3.7 milionë euro ish-ministri i Mjedisit.

Burime nga grupi hetimor dhe Agjencia e Administrimit të aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara i thanë Report Tv se do të caktohet një administrator shtetëror dhe në menaxhimin e inceneratorit do të përfshihet edhe bashkia Elbasan, në kushtet kur kompanisë i përfundon edhe kontrata koncensionare.

Hetimi i SPAK ndaj procedurave të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit është i dyti nga SPAK, më herët në 2018 ka hetuar Prokuroria e Elbasanit për korrupsion ndaj zyrtarëve të Njësisë Bradashesh në Elbasan, por kjo çështje është pushuar për mungesë provash.

1639562021_12006309844b71c0b8d7ba1cb09fcd6a22257c1.jpg

Avokati Fatmir Braka

Ora 13:34
Arrestimi i Lefter Kokës për inceneratorin e Elbasanit, vjen reagimi i parë nga qeveria

"Përgjegjësia është individuale, nuk është kolektive e as politike", kështu u shpreh sot zv.kryeministri Arben Ahmetaj, teksa u pyet në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Arben Ahmetaj. Ai u pyet pas mbledhjes së qeverisë sot, teksa ky koment i shkurtër i Ahmetaj ky është reagimi i parë që vjen nga qeveria pas arrestimit të kokës një ditë më parë.

SPAK akuzon ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka marrë 3.7 mln euro në mënyrë të paligjshme nga kompania koncesionare e inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • I majti: 15/12/2021 13:56

    Ti o plehre duhet te jepje dorëheqjen direkt dhe te viheshe në dispozicion te hetimeve, te ka ikur ngjyra o hajdut ordiner ti duhet te kalbesh ne burg..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?