Akuzohet se ndihmoi vëllezërit Ramaj të pastronin paratë, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës: Njëri prej tyre, babai i djalit tim

28 Tetor 2023, 15:06| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 15:32

  • Share

TIRANE - Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, e cila akuzohet se në bashkëpunim me disa të dënuar në pastrimin e parave deklaroi sot në GJKKO se nuk ka kryer asnjë shkelje në detyrë. SPAK e akuzoi ish-zyrtaren se ka ndihmuar dy vëllezërit Besian e Leonard Rama të arrestuar në Belgjikë, për pastrim parash.

Në sallën e gjyqit ku u paraqit sot bashkë me avokatët, ajo ka deklaruar se ka njohje me Besjanin, njërin nga vëllezerit, me të cilin ka patur raport intim dhe madje ka dhe një djalë të cilit ai nuk i ka njohur atësinë.

Dashi ka thënë se kjo është e vetmja gjë që e lidh atë me dy të dyshuarit, megjithatë gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest shtepie” megjithëse është kundërshtuar nga avokatët, të cilët kërkuan një tjetër masë duke marrë parasysh edhe kushtet e saj.

Në fuqi u la edhe masa arrest me burg për Ardian Malasin, i cili ka pretenduar se akuza nuk qëndron, ndërsa ka pranuar se ka blerë nje apartament nga dy vellezërit te ish stacioni i trenit, të cilin ia ka shitur Rajmonda Dashit.

Edhe për dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj gjykata vendosi arrest në burg.

Sipas SPAK, Rajmonda Dashi së bashku me Ardian Malasin, tashmë të arrestuar, dyshohen se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Rama të pastrojnë paratë që si burim kane aktivitetin e trafikut të drogës.

Këto dyshime janë krijuar pas letërporosive që kanë mbërritur nga Belgjika, ku dy vëllezërit janë dënuar për trafik narkotikësh. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e vendosura nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri, tashmë të vënë në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

PASURITË E SEKUESTRUARA 
Me vendimin nr 29 të 23 tetorit 2023 Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin për pasuritë
12 apartamente në Fier
4 apartamente në Tiranë 
3 garazhe në Tiranë
27 llogari bankare
1 shoqëri tregtare
2 automjete
 

 

Ora 13:17
Në hetim se ndihmoi trafikantët të pastronin para, Rajmonda Dashi del në GJKKO! Lihet në fuqi masa "arrest shtëpi'

Rajmonda Dashi, ish-drejtuese e Kadastrës Durrës doli sot para GJKKO-së për tu njohur me vlerësimin e masës së sigurisë. Report TV siguron foton e momentit kur Dashi ishte sot në GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë.

GjKKO la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ dhënë më 24 tetor 2023.

Ajo akuzohet se ka ndihmuar një grup kriminal për investimin në pasuri të paluajtshme në Shqipëri të parave të fituara nga krimi. Në pranga ra një bashkëpunëtor ndërsa masa “arrest në burg” u caktua edhe për 2 vëllezër fierakë të dënuar në Belgjikë, Besjan dhe Leonard Ramaj, përkatësisht 53 dhe 50 vjeç

Hetimi i nisur nga SPAK ka ardhur pas një letërporosie të mbërritur nga Belgjika për disa kohë më parë për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.

Dy vëllezërit, të dënuar nga autoritetet belge për vepra të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, dyshohet "se gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti në bashkëpunim të veçantë me ish-drejtuesen e komanduar të Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashin, dhe personin e tretë të arrestuar Ardian Malasi, kanë kryer veprime të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal" thuhej në njoftimin e SPAK të 26 tetorit 2023

1698491842_rajmondadashi.jpg

 

Me rreth të kuq Rajmonda Dashi
S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/10/2023 02:32

    Kriminel,nuk i njeh atesine femijes dhe kjo prape e ndihmon duke bere krim vete.Ja kjo eshte dashuri e sakrifice deri ne budallallek! Mire qe si ka kerkuar dhe te vrase se femra si keto ka raste qe e bejne!

    Përgjigju
  • Alb: 28/10/2023 19:46

    Keta luftojn krimin,krimi i le shtatzan.

    Përgjigju
    • Or tej: 28/10/2023 21:58

      Hahaha krimi i nguli thumbin or teeeejjjjj

  • Taku: 28/10/2023 16:41

    Nuk e di se si nje vjaze, mund te lidhet me nje trafikant droge per te mos thene me keq

    Përgjigju
  • Delinkunca: 28/10/2023 16:06

    Ka mbetur ndonje qelize e administrates publike po u uzurpuar nga dashnore trafikantesh dhe vrasesish, apo nga vete keta te fundit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?