Akuzohet se ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare, lihet në burg drejtori i shkollës 9-vjeçare në Lushnjë

2 Prill 2022, 12:15| Përditesimi: 2 Prill 2022, 13:07

  • Share

LUSHNJË- Rrahman Çela drejtori i shkollës 9 vjeçare në Gjuzaj të Lushnjës është lënë në qeli nga Gjykata e Lushnjës. Një ditë më parë drejtori u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një nxënësje të tij 15 vjeçe.

Denoncimi është bërë nga prindërit e të miturës pasi më parë ishin konsultuar me psikologen e shërbimit social. Drejtori i shkollës nuk ka pranuar akuzën në seancën gjyqësore dhe sipas avokatit të tij, Çela mësohet të ketë thënë se ai e ka ndihmuar familjen e nxënëses, pasi nëna e saj ishte larguar 7 vite në Itali dhe është kthyer dy muajt e fundit.

Gjyqtarja Esmeralda Çela në përfundim të hetimeve të prokurorisë së Lushnjës vendosi që drejtori i shkollës të qëndrojë në masën arrest në burg.

1648894928_rahmancela.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?