Gjykata e Beratit

Kronikë

Akuzohet se ngacmoi seksualisht të miturën në Berat, 55-vjeçari lihet në arrest shtëpie për 20 ditë! Mohon akuzat

22 Maj 2021, 14:55| Përditesimi: 22 Maj 2021, 15:07

  • Share

Një 55-vjeçar i akuzuar për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje ka dalë para gjykatës së Gjykatën e Shkallës së Parë Berat mesditën e sotme për t’u njohur me masën e arrestit ndaj tij.

Prokurori Dritan Gripshi ai që i ka kërkuar gjyqtares Klejda Çapja vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të Çelës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë, afat që sipas prokurorit është i mjaftueshëm për të grumbulluar provat e nevojshme, për pyetjen e dëshmitarëve të ngjarjes, ballafaqimet midis palëve dhe për të kryer edhe ekzaminimin mjekësor të 13-vjeçares.

I akuzuari Adriatik Cela nuk e ka pranuar akuzën dhe ka thënë se me familjen e të miturës është prej disa vitesh në konflikt të hapur për pronësinë e një toke.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?