Dua Lipa

Akuzohet se përdori një regjistrim pa lejen e autorit në hitin “Levitating”, Dua Lipa paditet sërish! Muzikanti mund t’i marrë 20 mln dollarë

2 Gusht 2023, 15:21| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 15:24

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po përballet me një tjetër padi për plagjaturë në hitin e saj “Levitating”. Muzikanti Bosko Kante pretendon se artisja i përdori regjistrimin pa leje.

Azuka të reja kundër këngetares janë ngritur nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon se ylli shqiptar dhe shtëpia e saj diskografike, Ëarner Music Group nuk morën kurrë lejen e tij për të përfshirë regjistrimin e tij “talk box” në remikset e këngës së saj “Levitating”.

Kante krijoi “ElectroSpit Talk Box”, një pajisje e veshur rreth qafës dhe e lidhur me një telefon ose sintetizues që mund të bëjë që dridhjet vokale të përdoruesit të tingëllojnë si instrumente muzikore. Faqja e internetit e Kante tha se ai ka luajtur Talk Box në këngë nga muzikantë duke përfshirë reperët: Kanye West, Big Boi dhe J. Cole.

Sipas tij përdorimi i një regjistrimi të tillë, në tri remikse të këngës hit të Dua Lipës cënonte të drejtën e tij të autorit.

Kante tha se ata ranë dakord verbalisht për një licencë që përcaktonte se regjistrimi i tij do të shfaqej vetëm në këngën origjinale dhe nuk mund të provohej ose ripërdorej.

Nuk është hera e parë që këngëtarja Dua Lipa përballet me akuza të tilla, më parë ajo është paditur dy herë për plagjaturë.

Një ankesë gjyqësore nga grupi i zhanrit reggae. Artikal Sound System u hodh poshtë në qershor dhe një proces gjyqësor i veçantë nga kompozitorët Sandy Linzer dhe L. Russell Broën është në vazhdim.

Padia e ngritur të hënën tha se Kante ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollarë fitime nga muzika e përdorur pa leje.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?