Lefter Koka

Akuzohet se përfitoi 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit, Lefter Koka kërkon lirinë në Apel: Nuk jam i rrezikshëm

24 Dhjetor 2021, 13:24| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 15:55

  • Share

Akuzohet se përfitoi 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit, Lefter Koka kërkon lirinë në Apel. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion

"Më lironi, s’kam shkelur asnjë ligj, s’jam i rrezikshëm dhe nuk i shmangem hetimit", thuhet në kërkesën e tij. 

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 24/12/2021 23:04

    Mir e ka me i rrezikshem eshte brenda per qeverin.

    Përgjigju
  • Vlora: 24/12/2021 17:18

    Po je burre I mire ti...ptu..rrace e keqe katunari...

    Përgjigju
  • Pjeter: 24/12/2021 15:56

    Ky thote qe nuk jam i rrezikshem? Varet se sa e si e konceoton Lefteri rrezikshmerine e nje Hajdudi per te qene i lire!!!! Eshte me interes ta pyesesh Lefterinse kur duhet te qendroje nje hajdut ne burg,ku vjedh miliona eurosh nga xhepat varfanjake te shqiptareve apo vetem kur korrupton ndonje polic qarkullimi????!!!!!!

    Përgjigju
  • Loni: 24/12/2021 14:55

    Ato te tjeret crane e si hyri gjemb ne kembe me ty e nisem ato mostra te drejtesise...

    Përgjigju
  • Loni: 24/12/2021 14:54

    E ke vonuar mundesisht edhe demshperblim per prishje te imazhit publik...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?