Faezeh Hashemi e dënuar me 5 vite burg për propagandë anti-qeveritare

Akuzohet se propagandoi kundër sistemit, gjykata e Iranit dënon me 5 vite burg vajzën e ish presidentit iranian

10 Janar 2023, 17:01| Përditesimi: 10 Janar 2023, 17:05

  • Share

Vajza e ish-presidentit iranian Akbar Hashemi Rafsanjani është dënuar me pesë vite burg ditën e sotme, shkruajnë mediat e huaja. Avokatja e saj, Neda Shams në një postim të bërë tha se vendimi kundër Faezeh Hashemi, e cila është një aktiviste e njohur iraniane, nuk është përfundimtar,

“Klientja është ende në burg dhe ka raste të tjera kundër saj,” shtoi Shams.

Hashemi u padit vitin e kaluar nga prokurori publik i Teheranit nën akuzën e propagandës kundër sistemit.  Ajo u arrestua dhe u transferua në burgun Evin në shtator të vitit të kaluar.

Irani ka arrestuar një numër aktivistësh të profilit të lartë në muajt e fundit, duke përfshirë shkrimtaren dhe poeten Mona Borzouei, këngëtarin Shervin Hajipour dhe futbollistin iranian Hossein Mahini, ndërsa protestat antiqeveritare kanë tronditur vendin gjatë muajve të fundit për vrasjen e Mahsa Aminin nga policia morale e Iranit e cila dhunoi të ndjerën për shkak se nuk kishte vendosur shaminë siç duhet.

Gjatë dekadës së fundit, Hashemi është burgosur disa herë për deklarata antiqeveritare dhe pjesëmarrje në protesta.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?