Akuzohet se tjetërsoi 7500 m2 tokë, gjykata e Tiranës lë në burg Ymer Markun, ish-kreu i komunës Bërxullë

17 Prill, 15:16| Përditesimi: 17 Prill, 16:12

  • Share

Mbetet në qeli ish kreu i komunës Bërxullë Ymer Marku, dhe ish zyrtarët Agim Loci dhe Kujtim Allmeta të akuzuar për tjetërsimin e 7.500 metra katrore tokë ne Bërxull. Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë vetëm për Kujtim Balliun, i cili do të gjykohet ne masën arrest shtëpie.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë, e cila arrestoi 3 ish-zyrtarë dhe shtetasin Kujtim Allmeta, lidhur me një sipërfaqe prej 7500 metra katror tokë në Bërxullë, që dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme përmes falsifikimit të dokumenteve.

Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e kësaj sipërfaqeje toke. Ish-zyrtarët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa Kujtim Allmeta  për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”, dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

E gjitha ka nisur në vitin 1998, kur toka ishte pronë e Bashkisë Vorë. Por sipas një plani të koordinuar nga Agim Loci dhe nga kryekomunari Ymer Marku, toka ka shkuar për Kujtim Allmetën. Në vitin 2005, Ymer Marku ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për disa persona, të identifikuar vetëm me inicialet: A.A., P.A. dhe Sh.A. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit, Agim Locin, Marku ka nënshkruar planin e rivlerësimit të këtyre pasurive.

Në vitin 2015, Kujtim Balliu specialisti i Zyrës së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës ka konfirmuar kalimin e tokës tek Allmeta, e gjitha me dijeni të Ymer Markut. Po sipas Prokurorisë, Kujtim Balliu, i cili nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qenë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, ka përpiluar shkresat për regjistrimin e tokës dhe ka dërguar te Agjencia e Trajtimit të Pronës shkresën origjinale pa numër në emër të Allmetës. Bashke me arrestimin e katër personave prokuroria e Tiranës ka vendosur të sekuestroje edhe të gjithe kete siperfaqe

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?