Tiranë - Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet në mungesë gjykimi për Bledar Jambellin, i akuzuar si porositës i vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Çuku. Këtë të martë pritej që prokurori Asllan Bajrami të paraqiste konkluzionet përfundimtare ku do të kërkonte edhe dënimin,po seanca u shtyu për në 3 qershor në orën 13:30.
Jambellu u arrestua në Greqi disa vite më parë por drejtësia helene refuzoi ekstradimin dhe vendosi ta lirojë nga qelia për ta arrestuar sërish në vitin 2022 në Athinë për një ngjarje të rëndë me pasojë plagosjen e 5 personave.
Vrasja e Artan Çuku ndodhi në 2017 në rrugën e “Kosovarëve”, ndërsa Bledar Jambelli u arrestua në Greqi në vitin 2018, si organizator dhe financues i krimit. Mikel Shallari, i cili u arrestua vetëm pak ditë pas krimit si personu që kreu vrasjen, vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar marrëveshjen e bërë me Jambellin për vrasjen.
Shallari u dënua me vetëm 8 vite burgim, për shkak se ai kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit të Prokurorisë.
Motivi i vrasjes së Çukut ishte arrestimi që ish-kryekomisari Cuku i ka bërë porositësit Bledar Jambelli në vitin 2012, të akuzuar për vrasjen e Armando Delajt po atë vit, për të cilën, Jambelli u lirua dy vite më pas nga gjykata, madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.
Komente
