Gazetari Sokol Dema konfirmon se Nikoll Sherrniku shkoi në Gjermani në vitin 2020 për të punuar në një servis makinash në pronësi të shqiptarit nga Kosova Gazmend Jakupi, ku do të punonte për llogari të tij bashkë me disa miq të tij, të cilët kishin shkuar më herët për të punuar atje. Megjithatë kohëzgjatja e qëndrimit të tij në Gjermani ishte vetëm vetëm 10 ditë, provuar kjo nga letërporositë nisura shtetit gjerman dhe verifikimeve të sistemit TIMS. Qëndrimi 10 ditor i 28-vjeçarit përfundoi me vjedhjen e 3 targave të automjeteve gjermane, të cilat i mori në servisin e Gazmend Jakupit. Implikimi i Nikoll Sherrnikut me ngjarjen e "Don Boskos", sipas organit të akuzës, provohet nga deklarimet e njërit prej shokëve me të cilët ndau punën për 10 ditë.
Ka qenë vetë Sherrniku, ai i cili i ka thënë mikut të tij se targat do t'ia dorëzonte në Shqipëri Ervis Martinajt, me të cilin kishte lidhje të ngushtë miqësore. Një prej tri targave që ai vodhi në servis u përdor për kryerjen e atentatit të 12 marsit, arsye pse Sherrniku akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasje. Nuk dihet ende nëse dy targat e tjera që ai solli nga Gjermania janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, e megjithatë, vetë ai në sallën e gjyqit mohoi çdo përfshirje të mundshme në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit në "Don Bosko", me argumentin se ka qenë i burgosur.
Lajmi kryesor:
Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun! Dëshmon miku i tij: Më tha që i deshte për Ervis Martinajn
G.MO//ReportTv.al