Një prej grupeve të goditura në aksionin e fundit të SPAK dhe autoriteteve italiene, është ai i drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës. Ndaj tij është lëshuar fletëarrest si dhe i është sekuestruar edhe kompania “Portside”.
Por ky nuk është i vetmi biznes që Doçi zotëron. Ai gjithashtu është pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, e cila para një viti ka marrë leje ndërtimi për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit. Leja është firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit e cila drejtohet nga kryeministri, Edi Rama.
Madje nëse bën një kontroll të thjesht në dokumentet e subjektit në pronësi të Ervis Doçit, vërehet se edhe administratorët e kësaj kompanie janë emra që janë përfshirë në trafikun e lëndëve nakotike dhe të arrestuar nga autoritetet italiane.
Konkretsht në 2010-ën, Doçi ka caktuar si përfaqësues të “Eldemar Construction”, Denis Tafilin. Ndërsa në vitin 2024, si administrator të kompanisë ka emëruar Gëzim Hasën. Të dy këta persona në vitin 2016 kanë qenë të arrestuar nga autoritetet në Itali për përpunim dhe shitjet të heroinës.
Gëzim Hasa që ishte drejtues i këtij grupi dhe Denis Tafili kanë qenë ish-policë në Tiranë.
Nëse KKT do të ishte më e kujdesshme kur lëshon lejet e ndërtimit, mjaftonte që të bënte një kërkim të thjesht në google për pronarin dhe përfaqësuesit e kompanisë, dhe do të mësonte gjithçka rreth aktivitetit të tyre.
Ky është një rast i pastër se si një pronar kompanie i lidhur me trafikun e drogës, përfiton leje ndërtimi nga qeveria.
Ervis Doçi, një emër i njohur i botës së krimit, më herët ka qenë dënuar për trafik droge. “Visi i Pojës” është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi një vit më parë në banesën e tij u zhvilluan kontrolle dhe iu sekuestruan 3 mln euro cash ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest./VNA.AL
Komente
NJERIU PO TA DIJË DITËN KUR DOTË VDES KA DY OPSIONE:1 ÇMËNDET;2 E RREGULLON VARIN QË TË MOS I HYJNË KRIMBAT DHE UJI. KY SHKRIM ËSHTË DASHAKEQ PËR MUA. JU DUHET TË JENI MË TË NDRITUR KUR MERENI ME FAKTE SI KOFINI PAS TË VJELAVE.
Përgjigju