Moment nga operacioni i policisë italiane

Bota

Akuzohet si kreu i organizatës së trafikut të kokainës në Perugia, shqiptari gjurmohet dhe kapet i fshehur në Britaninë e Madhe! Drejtonte ‘biznesin’ Shqipëri-Itali

12 Prill, 15:40| Përditesimi: 12 Prill, 15:43

  • Share

Angli- Një shqiptar i arratisur në Britaninë e Madhe u arrestua për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali.

Ai akuzohej si pjesë e një organizate narkotrafiku shqipfolëse, për të cilën ishin lëshuar dhe ekzekutuar disa urdhra arresti. Grupi ishte i përfshirë kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Perugia. Operacioni u përqendrua në rajonin e Umbrias, kurse hetimet u shtrinë deri në Toskana.

Përgjimet dhe hetimet me metoda proaktive çuan agjentët deri tek baza e organizatës, ku u gjetën sasi të konsiderueshme droge.

Grupi në fjalë drejtonte edhe një biznes ‘të lulëzuar’ të shitjes me pakicë të kokainës pranë një ndërtese në periferi të Perugia. Prokuroria aprovoi urdhrat e arrestit mbi bazën e provave dhe gjykata i miratoi.

“Por një nga anëtarët e grupit, i ishte shmangur ekzekutimit të urdhrit. Vendndodhja e tij u bë e mundur falë zgjerimit të kërkimit në nivel ndërkombëtar, të promovuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Perugia, e cila aktivizoi kanalet e bashkëpunimit gjyqësor dhe policor përtej kufijve kombëtarë. Pas ndërhyrjes së Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, subjekti u gjurmua dhe u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar, më 25 mars 2025”, informon media italiane.

Pas gjurmimit dhe ndjekjes ai u kap për qëllime ekstradimi pak ditë më parë dhe autoritetet italiane kanë nisur procedurat.

Hetimet lejuan dokumentimin e metodave dhe orareve të furnizimit, pikave të shpërndarjes dhe lëvizjeve të filialeve në territor, duke konfirmuar natyrën e organizuar dhe transnacionale të shoqatës kriminale.

Emri i të arratisurit nuk bëhet i ditur, për arsye që lidhen me hetimet në vazhdim, por burime hetimore konfirmojnë se ai është një nga drejtuesit kryesorë në menaxhimin e trafikut të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?