Kronikë

Akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës! Pritet të ekstradohet në Itali (EMRI)

27 Qershor, 09:32| Përditesimi: 27 Qershor, 09:40

  • Share

Një 23-vjeçar i cili dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale ka rënë në prangat e policisë.

Ergys Arrnjeti u arrestua në fshatin Barbullush, Vau i Dejës.

Ndaj tij, Gjykata në L’Aquila ka caktuar me një vendim të vitit 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

I riu pritet të ekstadohet drejt shtetit fqinj.

Njoftimi i policisë

Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. A., 23 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?